Moti/ Fundjava me diell, temperatura të larta mbi mesataren e periudhës

Aktualitet | 3 vite më parë

I nxehti i tejzgjatur nga Afrika vijon të dominojë Mesdheun dhe gadishullin e Ballkanit duke mbajtur temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.

Shtunë, 14 Tetor 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do te jete me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 8/24°C
  • Zonat e ulëta 9/31°C
  • Zonat bregdetare 16/28°C

Kosovë

Kosova për dt. 14 Tetor 2023 do të ketë kthjellime dhe vranësira te pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 13°C  në mëngjes deri në 24°C -28°C gradë Celcius në mesditë.

Diel, 15 Tetor 2023

Moti do të jetë me kthjellime në pjesën e pare të ditës, pasdite do të kemi  vranësira në shtim. Era do te jete me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 6-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të zbresin lehtë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 9/24°C
  • Zonat e ulëta   12/29°C
  • Zonat bregdetare 16/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme