Moti i keq nuk e ndal sezonin në Shëngjin/ Vija bregdetare Rana e Hedhun–Kune e mbushur me pushues

Sociale | 3 vite më parë

Moti i paqëndrueshëm, me reshje shiu nuk e ka ndalur sezonin turistik në Shëngjin. E gjitha vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune, vijon të jetë e mbushur me pushues.

Pavarësisht rënies së temperaturave të shumtë janë ata që provojnë freskinë e detit, ndërsa thonë se kushtet atmosferike nuk do t’i pengojnë aspak për të vijuar pushimet që kanë vendosur t’i bëjnë në këtë periudhe.

“Po kalojmë shumë mirë, ka shumë pastërti. Moti i keq nuk na i prish pushimet. Na duhet edhe kjo freski se edhe shumë vapë nuk është mirë,” shprehen turistët.

Me këtë ritëm sezoni turistik në Shëngjin pritet të zgjasë përtej 3 muajve të verës, pasi edhe pronotimet për shtatorin janë të kënaqshme.

Gazetare: Heriselda Dyrimishi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme