Moti – Kjo javë do të jetë me temperatura të jashtëzakonshme për muajin tetor

Aktualitet | 3 vite më parë

Ajri i nxehtë nga Afrika i përqëndruar në gadishullin Iberik po ndikon rajonet e mesdheut duke na kushtëzuar stabilitet të motit në territorin e Shqipërisë.

Martë, 03 Tetor 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 -3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 10/24°C
  • Zonat e ulëta 14/31°C
  • Zonat bregdetare 19/30°C

Kosovë

Kosova për dt. 03 Tetor 2023 do të ketë mot kthjellime dhe vranësira mesatare.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C – 12°C  në mëngjes deri në 22°C -25°C gradë Celcius në mesditë.

Mërkurë, 04 Tetor 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të shfaqen në zonën perëndimore në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 -3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 10/24°C
  • Zonat e ulëta 15/31°C
  • Zonat bregdetare 20/30°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme