Moti për sot, reshje shiu dhe stuhi deri në mesditë, reshje bore në lartësinë mbi 800 m

Shtjella ciklonike po ushtron aktivitetin e saj në brigjet e Mesdheut duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi në territorin e Shqipërisë.
E Shtunë, 11 Nëntor 2023
Në vendin tonë moti jetë me reshje shiu me stuhi në veriperëndim në mesnatë dhe orët e para të të mëngjesit, në mesditë reshje intensive në zonën qendrore. Reshje bore në lartësi 800-1000 metra në nivel deti. Era do te me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 7/13°C
- Zonat e ulëta 12/20°C
- Zonat bregdetare 14/21°C
Kosovë
Kosova për dt. 11 Nëntor 2023 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C – 8°C në mëngjes deri në 11°C – 14°C gradë Celcius në mesditë.
E Diel, 12 Nëntor 2023
Në vendin tonë moti jetë me vranësira ,reshje të pakta në pjesën e pare të ditës, pasdite do të rikthehen reshjet në të gjithë vendin. Reshje bore në lartësi 1000 metra në nivel deti. Era do te me drejtim jug (S) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 5/12°C
- Zonat e ulëta 10/20°C
- Zonat bregdetare 16/21°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



