Moti/ Shtatori mbyllet me diell dhe temperatura të larta

Aktualitet | 3 vite më parë

Anticikloni Afrikan do të jetë protagonist kyesor ne Europën perëndimore duke përmbyllur muajin shtator me temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.

E shtunë, 30 Shtator 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 13/26°C
  • Zonat e ulëta 17/32°C
  • Zonat bregdetare 20/33°C

Kosovë

Kosova për dt. 30 Shtator 2023 do të ketë mot kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare .Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 12°C – 14°C  në mëngjes deri në 24°C -27°C gradë Celcius në mesditë.

E diel, 01 Tetor 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 13/26°C
  • Zonat e ulëta 17/32°C
  • Zonat bregdetare 19/32°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme