Muçi: Fitorja për tifozët, me Salah kuptohemi me sy mbyllur është një lojtar i madh!

Rajoni | 3 javë më parë

Që prej momentit që u rikthye në fushë Ernest Muçi ka qenë një vlerë e shtuar e skuadrës së tij, e cila ka mundësi që të mbështetet tek lojtarë si “Momo” Salah. Në fitoren e madhe të arritur përballë Gençlerbirliği ishte pikërisht kombinimi mes dy lojtarëve që solli edhe golin e katërt të takimit dhe të parin për shqiptarin, i cili në fund të sfidës u paraqit përballë gazetarëve.

“Mohamed Salah është një lojtar i madh. Nuk kam nevojë ta them unë këtë. Kuptohemi shumë mirë bashkë”, theksoi Muçi.

Sulmuesi vlerësoi gjithashtu nivelin e përgjithshëm të skuadrës së Trabzonsporit, e cila këtë sezon synon të jetë protagoniste në futbollin turk.

“Jemi një ekip me lojtarë vërtet me shumë eksperiencë dhe cilësi. Këtë fitore ua dedikoj tifozëve. Jam i lumtur kur i shikoj të gëzuar. Kjo fitore na duhej dhe u përgatitëm mjaft mirë për ta arritur pas largimit të teknikut”, tha Muçi. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme