Muriqi, gol dhe asist: Majorka ndal Barcelonën

Spanjë | 3 vite më parë

Muriqi ndal Barcelonën. Nuk është e ekzagjeruar të thuhet kështu: shënoi golin e parë duke kaluar Majorkën në avantazh dhe asistoi te goli i dytë duke risjellë edhe njëherë avantazhin e vendasve, por që në fund 90 minutëshi prodhoi një barazim 2-2.  

Kështu, Barcelona ngec në fushën e Majorkës, lë mundësi për Girona që nesër të bëhet lideri i ri në rast fitoreje në stadiumin e Villarrealit. Vendasit kaluan dy herë në avantazh në pjesën e parë. Golin e parë e shënoi Muriqi pas një gabimi të Ter Stegenit në minutën e 7-të, Raphinha barazoi për Barçën në minutën e 40-të, e në fund Abdoni(me asistimin e Muriqit) i vendosi edhe një herë vendasit përpara.

Në pjesën e dytë, Barcelona mundi të barazonte, ishte Fermín në minutën e 74-të ai që shënoi. Megjithatë, katalanasit nuk mundën të përfundoninrikthimin dhe të lënë vendin e parë në kampionat në duart e Girona, së pari, dhe Real Madridit, që përballet me Las Palmas në Bernabeu. Pas ndeshjes, Oriol Romeu pranoi: “Loja na ngeci që në fillim, vuajtëm, duhet të përmirësohemi”.

Momento en el que Muriqi remata para hacer el gol


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme