Muzeu Historik i Ersekës, një nga pikat më interesante për t’u vizituar nga turistët

Krahina e Kolonjës, e njohur për pasuritë natyrore dhe traditat e larmishme të saj, vitet e fundit po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj.
Muzeu historik dhe etnografik i qytetit të Ersekës është një nga pikat më interesante për t’u vizituar pasi në të mund të shihen rreth 600 objekte arkeologjike, historike, kulturore dhe etnografike.
Sipas punonjësve të muzeut, përgjatë muajit gusht numri i turistëve kanë qenë tepër i lartë se një vit më parë, ndërsa vetë turistët ndajnë përshtypjet e tyre të vizitës në këtë muze.
”Tani sapo zhvilluam një vizitë në muze dhe është goxha i pasur dhe shumë mbresëlënës, u kënaqëm shumë”.
“Janë ilustrim i atyre që unë kam lexuar dhe që janë pasqyruar në libra të ndryshëm artistik” thonë vizitorët.
Muzeu Historik i Kolonjës ndodhet në zemër të qytetit dhe është ndër të parët që është çelur në Shqipëri. Dyert e tij janë hapur për vizitorët vendas dhe të huaj që prej shkurtit të vitit 1962.
Gazetar M. Merhori
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




