Nations League / Maran shpall nesër listën e Kombëtares për sfidat e nëntorit

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, do të shpallë nesër, e premte, në ora 12:00 listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.
Tekniku do të shpallë listën në konferencën për media që do të zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit, ku do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zgjedhjet e tij.
Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën zyrtarisht me kuqezinjtë që nisin përgatitjet për dy sfidat vendimtare ndaj Finlandës, që luhet më datë 12 nëntor, ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” dhe ndaj Bjellorusisë, që luhet më datë 15 nëntor stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit, Hungari.
Shqipëria aktualisht renditet në vendin e parë në Grupin C1 me 9 pikë, e ndjekur nga Bjellorusia dhe Finlanda me nga 7 pikë secila.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




