NBA, Goldes State magjeps “Alamodome”, Denver fiton në Los Angeles

Ndeshja në San Antonio mes Golden State dhe vendasve të Spurs do të mbahet mend gjatë për faktin se në “Alamodome” u rregjistrua rekord i ri spektatorësh (68.323) për NBA pasi ekipi teksan festoi 50 vjetorin e themelimit. E gjithë atmosfera e krijuar duket se frymëzoi kampionët në fuqi, të cilët rregjistruan fitoren me më shumë pikë në këtë sezon. Jordan Poole (25 pikë) dhe Donte DiVincenzo (22 pikë) ishin më të mirët për formacionin nga San Francisco.
Ndeshjet me më shumë spektatorë në historinë e NBA:
Spurs 113-144 GSW – 13/01/2023 – 68.323
Hawks 74-89 Bulls – 27/03/1997 – 62.046
Pistons 125-108 Celtics – 29/01/1988 – 61.983
Pistons 125-107 Sixers – 14/02/1987 – 52.745
Timberwolves 89-99 Nuggets – 17/04/1990 – 49.551
Pistons 102-103 Hawks – 30/03/1988 – 47.692
Ndeshje me rëndësi ishte edhe ajo e Denver në transfertën e Los Angeles ku Nuggets mundën bindshëm Clippers. Jamal Murray (24 pikë) dhe Michael Porter Jr. (22 pikë) mbushën hapësirën e lënë bosh nga mungesa e Nikola Jokiç. Ekipi vendas nuk arriti që të hakmerrej për humbjen me 31 pikë diferencë që i shkaktoi Denver pak ditë më parë.
Ndeshjet NBA (14 Janar)
WASHINGTON WIZARDS-NEW YORK KNICKS 108-112
DETROIT PISTONS-NEW ORLEANS PELICANS 110-116
MINNESOTA TIMBERWOLVES-PHOENIX SUNS 121-116
SAN ANTONIO SPURS-GOLDEN STATE WARRIORS 113-144
INDIANA PACERS-ATLANTA HAWKS 111-113
UTAH JAZZ-ORLANDO MAGIC 112-108
CHICAGO BULLS-OKLAHOMA CITY THUNDER 110-124
L.A. CLIPPERS-DENVER NUGGETS 103-115
SACRAMENTO KINGS-HOUSTON ROCKETS 139-114
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



