Ndahen çmimet e Panairit të Librit 2023, Mira Meksi, shkrimtarja e vitit

Kulturë | 3 vite më parë

Mira Meksi është shkrimtarja e vitit  me romanin “Parisi vret”. Juria e Panairit të Librit e vlerësoi shkrimtaren me romanin më të mirë. Në Panairin e Librit ka qenë i pranishëm dhe shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare për të nënshkruar librat e tij tek lexuesit e shumtë në këtë panair të interesuar për veprat e tij.

Ndërkohë, Çmimi Përkthyesi më i mirë i vitit 2023 iu dha Ana Kovës, për romanin “Daullja prej llamarine”, nga Gunter Grass.  Çmimin për veprën më të mirë studimore për vitin 2023 e mori Thomas Frashëri, për veprën me titull “Frashëri i shquar, i panjohur”.

Ndërkohë, Çmimi për librin më të mirë për fëmijë të vitit 2023 iu dha Rudina Çupit, për librin “Gjyshja me zemrën prej ketri”.

Çmimi i Ambasadës së Francës në Tiranë për përkthimin më të mirë nga gjuha frënge iu dha Diana Çulit për përkthimin e veprës “Të pandarat” të Simone de Beauvoir.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme