Ndahet nga jeta ish-presidenti i Komisionit Europian, Zhak Delors

Zhak Delor (Jacques Delors), ish-president i Komisionit Europian, ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare.
Delor shërbeu si president i Komisionit Europian, ekzekutivit të BE-së, për tre mandate nga janari 1985 deri në fund të 1995.
Ai konsiderohet si babai i euros. Nga Brukseli, ku qëndroi në krye të Komisionit nga viti 1985 deri në 1995, Delors luajti rolin e arkitektit në formësimin e kontureve të Europës moderne: krijimi i tregut të vetëm, nënshkrimi i marrëveshjeve të Shengenit, Akti Unik Evropian, nisja e programit të shkëmbimit të studentëve Erasmus, reforma e politikës së përbashkët bujqësore, fillimi i Bashkimit Ekonomik dhe Monetar që çoi në krijimin e euros.
Zhak Delor vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në Paris./BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




