Ndërtimi i një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri/ Begaj vizitë në Azerbajxhan, takohet me homologun Aliyev

Presidenti Bajram Begaj udhëton sot (6 korrik) drejt Azerbajxhanit me ftesë të homologut të tij Ilham Aliyev.
Sikurse bëhet me dije nga zyra për shtyp e Presidencës, kreu i shtetit do të pritet të premten (7 korrik) në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Aliyev.
Në takimin e Begajt me homologun dhe zyrtarët e tjerë të lartë, bashkëpunimi dypalësh, interesi i ndërsjelltë në ndërtimin e një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri, do të jenë kryefjalë e bisedimeve.
Gjithashtu, vend të rёndёsishёm në diskutime do të këtë edhe zbatimi i projekteve për shpërndarjen e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera tё rajonit.
Në përfundim të takimeve dy krerët e shteteve do të mbajnë deklaratat reciproke për media.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




