Ndërtohet ura e Izvorit , në mungesë banorët kalonin në lumë.

Ndërtimi I urës së Izvorit në njësinë administrative Luftinjë , për herë të parë do të lehtësojë lëvizjen e ndërsjellë me zonën urbane të rreth 6 fshatrave . Një problem I kahershëm I ngritur nga banorët të cilët në mungesë të saj detyroheshin të kalonin në lumë , në rezik edhe për jetën ndërsa kjo gjë kishte penalizuar edhe fermerët për transportin e produkteve bujqësore. Banorët shprehen se ura ishte emergjentë dhe prej vitesh ata vuanin izolimin në mungesë të saj , por kërkojnë që investimi të kompletohet edhe me infrastrukturën rrugore .
“Në mungesë të kësaj ure ne kalonim lumin për të shkuar në qytet . Kjo ishte kthyer në rezik për fëmijët , situatë që vijonte për 10 vite. Jemi mbi 200 familje që kalojmë në këtë zonë. Nuk është një urë ë mirëfilltë pasi edhe infrastruktura ka nevojë për ndërhyrje po të paktën na ka shmangur rezikur për jetën.”
Ndërhyrja për ndërtimin e urës është investuar nga Ministria e Brëndshme ku deri tani janë ndërtuar dy pasarela të tilla në këtë zonë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




