Ndihma ndaj Ukrainës/ Kancelari Olaf Scholz: Putin s’më ka kërcënuar as mua dhe as Gjermaninë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklarur se nuk ka pasur asnjë kërcënim nga Vladimir Putin lidhur me ndihmën që Gjermania ka dhënë në drejtim të Ukrainës.
“Në bisedat tona telefonike Putin nuk ka bërë asnjë kërcënim kundër meje apo Gjermanisë. Unë ia kam bërë shumë të qartë Putinit se Rusia ka përgjegjësinë e vetme për luftën. Rusia ka pushtuar fqinjin e saj pa asnjë arsye, në mënyrë që të marrë pjesë të Ukrainës ose të gjithë vendin nën kontrollin e saj”, është shprehur Scholz në një intervistë për BILD.
Kancelari gjerman ka bërë të ditur gjithashtu se “ka një marrëveshje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se armët e ardhura nga Perëndimi duhet të përdoren vetëm në territorin ukrainas dhe jo në territorin rus. Ne kemi një konsensus për këtë.”
Ndërkaq, ish-kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur për BBC se lideri rus e kishte kërcënuar me një sulm raketor që do të zgjaste vetëm një minutë. Nga ana tjetër, Kremlini i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se Johnson po gënjente.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




