Ndotja nga mbetjet e ullinjve, banorët e Lushnjës në protestë, kërkojnë mbylljen e fabrikave

Prej 5 vitesh në Lushnje banorët thithin aromat e rënda që lëshojnë në ajër disa fabrika të përpunimit të mbetjeve të ullirit.
Në Golem të Lushnjës operojnë 3 fabrika të tilla, nga të cilat vetëm njëra është e licensuar, ndërsa një e katërt kërkon lejen mjedisore për të hapur të njëjtin aktivitet.
Banorët, jo vetëm që kanë kundërshtuar hapjen e një fabrike të katërt, por kërkojnë mbylljen edhe të tri të tjerave.
Përfaqësuesit e bashkisë Lushnje u kanë kërkuar specialistëve të Mjedisit të bëhen dëgjesa të tjera me popullatën e zonës dhe se nuk duhet lejuar hapja e një tjetër fabrike që krijon ndotje.
“Do ta marrim këtë kërkesë tuajën edhe si përfaqësues i komuniteti dhe do e përcjellim tyek institucioni jone qe eshte Agjencia Kombëtare e Mjedisit”, u tha banoreve Ervin Buzi, specialist i ARM
Ankesat e shumta për ndërtimin edhe të një tjetër fabrike të përpunimit të mbetjeve të ullirit në zonë ka sjellë mbylljen e aktivitetit të njërës prej tyre.
“Këtu nuk prodhohet asnjë lloj lëndë, këtu nuk bëhet asnjë lloj përpunimi. Këtu bëhet vetëm procesi i tharjes se bërsisë së ullirit asgjë tjetër”, tha pronari i fabrikës Ervis Mustafa.
Përballë ankesave të banorëve, Agjencia rajonale e Mjedisit ka vënë disa gjoba, ndërsa aktiviteti i fabrikave ka vazhduar.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




