Ndryshimet në Kodin Penal, ambasadorja Kim: U kodifikua “5 qershori”, mbështesim një proces transparent më 25 prill

Politikë | 6 vite më parë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar pas miratimit në Parlament të ndryshimeve në Kodin Penal. Ambasadorja amarikane thotë se “kështu ka përfunduar kodifikimi i marrëveshjes së 5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore”.

“Sot, në seancën përfundimtare për vitin 2020, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal, duke përfunduar kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme më 25 prill“, shkruan ambasadorja e SHBA në Twitter.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme