Ndryshohen rregullat e debatit presidencial në SHBA

Politikë | 6 vite më parë

Komisioni i cili mbikëqyr debatet presidenciale të SHBA ka njoftuar se do të ndryshojë formatin e debateve në mënyrë që të sigurohet që dy takimet e mbetura mes Donald Trump dhe Joe Biden të jenë më të rregullta.

Një nga masat e reja që mund të merret gjatë debatit mund të jetë edhe mbyllja e mikrofonave nëse kandidatët përpiqen të ndërpresin njëri-tjetrin.

Kjo lëvizje e komisionit vjen pas debatit të së martës midis 2 rivalëve për Shtëpinë e Bardhë i cili degjeneroi në grindje e ofendime .

Ekipi i Presidentit Trump është shprehur kundër planeve të komisionit, megjithatë ky i fundit duket i vendosur në qëndrimin e vet.       “CPD do të shqyrtojë me kujdes ndryshimet që do të miratojë dhe do t`i shpallë ndryshimet e reja së shpejti”, thanë drejtuesit e komisionit, të cilët shprehën njëkohësisht mirënjohje për profesionalizmin dhe aftësinë e treguar prej moderatorit Chris Ëallace, i cili u mundua  të vendoste rregull.

Gjatë debatit, presidenti Trump e ndërpriste herë pas here Bidenin duke bërë kështu që rivali i tij,  ti kundëpërgjigjej e biseda të devijonte duke kaluar në debate personale.

Trump e vendosi disa herë  në pikëpyetje inteligjencën e rivalit duke i kërkuar atij që të bënte pas debatit një test për përdorimin e drogës, ndërkohë që Biden e quajti atë klloun” dhe i kërkoi të mbyllte gojën.

Komisioni sqaroi se ekipet e fushatave të dy kandidatëve do të njoftohen për masat e reja, por ato sipas tij, ato nuk janë subjekt negocimi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme