“Në 100 vdekje, 1 vetëvrasje”, OBSH-ja jep paralajmërimin për shëndetin mendor

Raporti i publikuar së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson së vetëvrasjet janë nga shkaqet kryesore të vdekjeve. Në 100 vdekje 1 është vetëvrasje.
Mjekët psikiatër të Qendrave Komunitare të Shëndetit Mendor thonë se vetëvrasjen ndodhin më shumë tek personat që nuk janë nën mjekim.
“Pacientët tanë që ndiqen rregullisht, që trajtohen rregullisht me medikamente nuk arrijnë të shkojnë deri në vetëvrasje. Kjo nuk do të thotë se janë të përjashtuar, pra numri i vetëvrasjeve është zero, por mundësia teka ata është shumë më e ulët sesa tek personat e tjerë të cilët vuajnë nga problemet e shëndetit mendor por nuk kanë hyrë në linjën e trajtimit”, tha mjekja Valentina Asabella.
Po cilët janë kategoritë më të rrezikuara që shkojnë drejt këtij akti fatal?
“Vetëvrasje mund të kryejë edhe një njëri që nuk ka probleme të shëndetit mendor, mund të kryejnë persona që janë para një trauma të rëndë familjare siç është humbja e një njeriu të dashur dhe ka raste që nuk e përballon dot , personat të cilët abuzojnë më drogën dhe alkolin janë rriskuar, personat që luajnë bixhoz, në një moment të caktuar kur humbin shuma të mëdha parash nëse nuk kërkojnë ndihmë në ato moment janë të rrezikuar për një akt të tillë.”, tha ajo.
Por pavarësisht fushatave informuese kjo sëmundje mbetet peng i stigmës.
“Stigma është kryesorja, vazhdon të mbetet ndrojtja dhe turpi për të kërkuar ndihmë për problemet e shëndetit mendor dhe është fobia për të arritur te psikiatri apo punonjësit e tjerë të shëndetit mendor”shtoi mjekja.
Raprti i OBSH-së vlerëson se meshkujt janë dy herë më të rrezikuar se femrat për të bërë vetëvrasje.
Gazetare Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




