Në 33-vjetorin e “RD”, Basha zotohet të çlirojë median nga robëria dhe lidhjet me pushtetin

Politikë | 3 vite më parë

Grupimi i PD që udhëhiqet nga Lulzim Basha ka festuar 33-vjetorin e daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”.

I pranishëm në ceremoni zoti Basha premtoi se PD zotohet se do të çlirojë median nga robëria dhe lidhjet me pushtetin.

“I urojmë medias dhe punonjësve të saj një vit të mbarë dhe një vit kthese për lirinë e shtypit,” tha zoti Basha. 

Sipas tij demokratët kanë probleme jo të vogla me imazhin dhe perceptimin e imazhit. Pjesë e tij është edhe gazeta Rilindja Demokratike.

“Duhet të reflektojmë dhe kemi një vullnet dhe besim të rigjetur për të reflektuar siç jemi zotuar 33 vite më parë, për të ndërtuar ura komunikimi me shoqërinë, grupet e interesit dhe individët që përbëjnë shoqërinë shqiptare,” tha zoti Basha. 

“Zotimi im i parë sot është se PD duke nisur me shpalosjen e programit të saj në vijim zotohet se do çlirojë median shqiptare nga robëria dhe lidhjet me pushtetin që ka zhbërë misionin kryesor të medias,” u shpreh kreu i PD Lulzim Basha.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme