Në aeroportin e Kukësit nisi testimi i uljes së avionëve

3 marsi do të mbetet një ditë e veçantë. Në aeroportin e Kukësit ka nisur testimi i uljes së avionëve. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila tha se ka mbetur vetëm një muaji nga dita kur pritet të realizohet fluturimi i parë. “Sot është një ditë e veçantë pasi është hera e parë që do të ulet një avion për herë të parë, pas gjithë ndryshimeve dhe gjithë punimeve shumë të shpeja, cilësore serioze dhe profesionale që janë bërë” tha zonja Balluku.
Aeroporti i Kukësit mban emrin “Zajed bin Sultan” dhe është një aeroporti i dytë civil në Shqipëri. Aeroporti i Kukësit mban emrin e ish presidentit Zajed bin Sultan Al Nahjan të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ndërtimi i këtij aeroporti nisi në muajin maj të vitit 2002. Ky aeroport shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri 5 aeroplane. Aeroporti është i pajisur me të gjitha mjetet e kontrollit të hapësirës ajrore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




