Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Berat i dënuari në Itali

I kërkuar nga autoritetet e Italisë, për kanosje dhe për shfrytëzim për prostitucion, është arrestuar në Berat me qëllim ekstradimin në Itali, një shqiptar 48-vjeçar.
Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e shtetasit Andrea Ajasllari, të kërkuar për llogari të Italisë.
Në bazë të këtyre informacioneve, si dhe në vijim të bashkëpunimit intensiv për shkëmbimin e tyre, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e Ajasllarit, 48 vjeç, banues në Skrapar.
48-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




