Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe mashtrim, kapen në Rinas polaku dhe turku

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia ka vendosur në pranga në Rinas një polak dhe një turk të cilët kërkohen nga drejtësia në vendet respektive. Ata akuzohen për pjesëmarrje në grupim kriminal dhe në trafik të lëndëve narkotike.

“Robert Chojnacki, 52 vjeç, banues në Poloni. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Varshava, pasi Gjykata Lokale e Poznan, Poloni, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal” parashikuar nga legjislacioni penal polak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas kontrolleve që kanë ushtruar dhe verifikimet e detajuara, shërbimet e Policisë Kufitare, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gate”, kapën në Rinas dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, një shtetas polak dhe një shtetas turk, të dy të shpallur në kërkim ndërkombëtar.   

“O. O., 53 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Gjermani. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata Lokale e Hildesheim, Gjermani, në vitin 2021, ka nxjerrë urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman”, ka theksuar policia.

Ndërkaq, Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Polonisë dhe Gjermanisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme