Në pritje të raportit të ODIHR, vëzhguesit do të kërkojnë dialog për Reformën Zgjedhore

Politikë | 3 vite më parë

Brenda mesit të muajit korrik, ODIHR pritet të publikojë raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale që u zhvilluan më 14 maj.

Ajo çfarë dihet me siguri është se vëzhguesit ndërkombëtarë do të nxisin sërish partitë politike të hyjnë në bisedime për të bërë një reformë të re zgjedhore. Këtë e tregon raporti paraprak që ata publikuan më 15 maj, një ditë pas zgjedhjeve lokale.

Por çfarë thotë mes të tjerash raporti?

Vëzhguesit ndërkombëtarë mendojnë se mbeten të paadresuara çështjet që lidhen me përbërjen e komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, mekanizmin e tërheqjes së kandidatëve, të drejtat e votimit të personave me paaftësi intelektuale ose psikosociale, përgjegjësinë penale për shpifje, përdorimin e materialeve të fushatës të përgatitur nga partitë politike në lajme dhe të drejtat e barabarta të vëzhguesve partiakë dhe qytetarë.

Raporti paraprak i mesit të muajit maj thotë se në shkurt të vitit të kaluar Parlamenti ngriti një komision ad-hoc për reformën zgjedhore për të ndjekur rekomandimet e pazbatuara të ODIHR-it, por komisioni nuk propozoi asnjë ndryshim.

Gazetare: Sonja Agostini

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme