Nëna shqiptare me 4 fëmijët e saj evakuohen nga Gaza, Hasani: Do i kthejmë në Shqipëri

Politikë | 3 vite më parë

Pesë shqiptarët e parë, nëna me 4 fëmijët e saj janë evakuar nga Gaza për t’i shpëtuar luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, i cili shkruan se gjithashtu se 5 shqiptarët ndodhen aktualisht në Egjip dhe po kryhen procedurat që kthimin e tyre në Shqipëri.

“Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.

Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri”, shkruan Hasani në rrjetin social ‘X’.

Hasani ka shprehur mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit “për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks”

Ndërsa shton se po punohet me “autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme