Netanyahu nuk pranon “kërkesën” e Biden-it për uljen e tensioneve në Gaza

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu nuk e pranoi “kërkesën e Presidentit të SHBA-së Joe Biden për uljen e tensioneve për arritjen e një armëpushimi”.
“Unë e vlerësoj mbështetjen e Presidentit të SHBA-së për vetëmbrojtjen e Izraelit, por jam i vendosur të vazhdoj këtë operacion derisa të arrihet qëllimi i tij”, tha Netanyahu në një deklaratë me shkrim, duke pohuar se qëllimi i operacionit ushtarak në Rripin e Gazës është “të sigurojë paqen e qytetarëve izraelitë”.
Ai tha se ushtria izraelite “sulmon çdo ditë e më shumë forcat e organizatave në Gaza dhe udhëheqësit të tyre të lartë”, si dhe godet “ndërtesat e larta dhe depot e armëve në Gaza gjithnjë e më shumë”.
Ndryshe, Shtëpia e Bardhë më herët njoftoi se Biden dhe Netanyahu zhvilluan një telefonatë sot, ku diskutuan ngjarjet në Gaza.
“Presidenti Biden i kumtoi kryeministrit Netanyahu se pret që sot tensionet të ulen në masë të konsiderueshme në një rrugë që çon drejt armëpushimit”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




