Neza: Deklarata e Ramës për vitin ’97-të, provokative!

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Sami Neza, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH komentoi se deklarata e Ramës, për krahasimin e rezultatit të zgjedhje ku, sipas tij, opozita do të marrë aq sa mori në 199, nuk ishte realiste, por dhe provokative.

“Opozita që doli nga zgjedhjet e 97 ka qenë në bazë të një rezultati ku nuk pati zgjedhje. Nuk mendoja se do i kthehej kësaj teze. PS, me ndryshimet kushtetuese në 2021 në Kodin Zgjedhor pa konsensusin e opozitës, mori mandate në tavolinë. Në 2023 opozita hyri në zgjedhje e përçarë. Një pjesë e PD hyri në koalicion me një parti të vogël, LSI, ndonëse janë larg njëra- tjetrës. Opozita ishte me liri të kufizuara. Opozita hyri si skuadër, jo si formacion. Nuk flasim për fitore plebishitare, por po flasim se opozita ka mundësi që ti fitojë zgjedhjet në 2025. Opozita ka shumë shanse që të fitojë. Kjo, për shkak edhe të keqqeverisjes. Mjafton të vesh listat e koordinatorëve përballë dhe shikohet diferenca mes PS dhe PD. Problem është edhe arresti shtëpiak i Berishës. Është një vendim i marrë nëpërmjet një mekanizmi antiligjor.”, tha Neza.   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme