Neza: Prokuroria e politizoi procesin e Berishës

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Sami Neza, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se prokuroria e politizoi procesin e hetimit të Berishës. Sipas tij, Berisha që në fillim kur u mor në hetim nga SPAK-u me dyshimet për korrupsion pasiv, deklaroi se do e ndante çështjen nga problematika politike.

“Nuk ndodhi kështu. Është përzier shumë politika në çështjen e hetimit të Berishës. Prokuroria me vendimmarrje të papjekur dhe jo ligjore në aspektin e hetimit e politizoi çështjen e Berishës. Vendimmarrja duhej të kalonte nëpërmjet Kuvendit sepse ishte deputetet. Do pritet çfarë do të thotë gjykata kushtetuese. Procesi është i veshur me politikë. Janë 4 vite hetime. Në dosje ka dokumente të institucioneve, tatimeve, bankave që përbëjnë dosjen. 90% të tyre mund ti shohë kushdo. Dosja e ndërtuar mbi Berishën qëndron nga 2 momente: 1 vendimmarrja për një pronë publike; 2 pasoja, pra kush është përfituesi. SPAK ka zbehur shtyllën e parë. Nëse përfituesi i qeverisë është familjar i Berishës ha logjikë. Por kur përmasa kalon në 4 ose 5 persona, kjo nuk qëndron. SPAK ka kaluar traditën e hetimit duke u marrë me vendimet kolegjiale.”, tha Neza.    

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme