Neza: Zgjedhjet nuk i kërcënon sistemi, po vjedhja e votave

“Zgjedhjet nuk i kërcënon sistemi, por vjedhja e votave”. Kështu deklaroi në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH analisti Sami Neza, teksa tha se OSBE/ODIHR duhet t’i imponojë kryeministrit Edi Rama që të bëjë zgjedhje të lira dhe të drejta.
“Mund të kenë interes partitë e mëdha që të mos ndryshojnë sistemin dhe është legjitime që ata ta kenë një interes të tillë sepse numërohet në fund të fundit në zgjedhje. Për opozitën janë të zhurmshme standardet. Ata duhet t’i imponojnë Edi Ramës që të bëjë zgjedhje të lira dhe të drejta dhe nuk bëhet kjo thjesht përmes ndryshimit të sistemit. Ndryshimi sistemit rregullon vetëm dy gjera. Rekomandimet e OHDIR janë heqja e administratës nga dita e zgjedhjeve, mundësinë e blerjeve të votës, negocimin… Hapja e listave është shumë e rëndësishme, por hapen edhe brenda sistemit që është sot”, u shpreh Neza.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



