Ngjarjet në selinë e FRD, Shehu: Një tentativë e neveritshme! Kemi përgatitur kallëzim penal!

Kreu i Frymës së Re Demokratike Sali Shehu ka reaguar pasi Bashkia e Tiranës i ka kërkuar këtij subjekti të lirojë godinën ku është vendosur selia. Ai tha se kjo është një tentativë e neveritshme kundër FRD dhe se nuk do të lëvizë nga zyra. “Kjo është një tentativë e neveritshme kundër FRD. Nuk na lejojnë të futemi brenda. Kemi përgatitur kallëzim penal për Bashkinë. Do jem në zyrë nëse e kanë vendosur le të më arrestojnë” tha zoti Shehu.
Sali Shehu ish këshilltar i presidentit Meta, mor drejtimin e FRD pasi kreu i saj Bamir Topi dha dorëheqjen në mënyrë të parevokueshme, pasi FRD vendosi të hyjë në koalicion me PD në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




