Nis ndërtimi i pallateve të reja në Laç, Rama: Miqtë tanë turq e mbajtën fjalën, marrëdhënie e veçantë

Ka nisur sot ndërtimi i pallateve të reja në bashkëpunim me qeverinë turke për banorët të cilët humbën banesat nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ndërkohë që pa nga afër punimet në kantierin për ndërtimin e 524 apartamenteve në Laç, Kryeministri Edi Rama falenderoi Turqinë për këtë investim dhe tha se ky do të jetë një tregues për marrëdhënien e veçantë mes dy popujve e dy qeverive.“Presidenti dhe miqtë tanë turq e mbajën fjalën për të nisur nga puna dhe për të rilindur zemrën e qytetit të vogël të Laçit me një lagje të re, që është e ndarë në dy zona. Njëra zonë po ndërtohet nga themelet falë kësaj mbështetjeje dhe zona tjetër që ka nisur me infrastrukturën dhe do të financohet nga qeveria e Shqipërisë. Por është një lagje, një lagje simbol e duarve të shtrënguara të miqësisë dhe solidaritetit. Do të qëndrojnë si dëshmi e kësaj marrëdhënie kaq të veçantë mes dy popujve dhe qeverive tona. Turqia ishte pjesë e rrjetit të vendeve mike që jo vetëm u shprehën me fjalë, por angazhuan menjëherë forca njerëzore dhe burime materiale për të qenë të pranishëm kur ende jetë njerëzore kërcënoheshin nga gërmadhat.” u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



