Nis sezoni politik, Kreu i Partisë Demokratike takohet me gjimnazistët e Tiranës

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha e nisi sezonin politik me një takim me gjimnazistët e Tiranës, të cilët këtë vit akademik janë në maturë. Basha premtoi se në qeverisjen e demokratëve bursat e ekselencës do të përfshijnë edhe sportet, do të rishikohet metoda e konkurrimit 
“Ndërsa paguhen miliona dollarë për afera korruptive, shkollat shqiptare nuk kanë ujë të rrjedhshëm.Ekspertët më të mirë të arsimit do të zgjidhin metodën e konkurrimit, jo politika. Programi ynë për arsimin e lartë, asnjë i ri/e re pa studiuar për pamundësi ekonomike.Programi i arsimit, stimulim ekselencës, veçanërisht në fushat e teknologjisë së informacionit.Pjesë e programit, stimulimi i ekselencës sportive.Bursat e ekselencës do të përfshijnë edhe sportet” premtoi lideri demokrat.

Rinia sipas kreut të PD duhet të marrë vendin që meriton në ekonominë dhe drejtimin e vendit. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme