Një ditë para protestës, Berisha thirrje qytetarëve që t’i bashkohen: Synimi madhor, përmbysja e regjimit të Ramës

Politikë | 4 vite më parë

Një ditë para protestës së lajmëruar prej tij, kreu i Partisë Demokratike, i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se synimi kryesor i kësaj proteste është largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti, ndërsa e konsideroi kreun e qeverisë si “anti-shqiptar”.

“Të bashkohemi për kauzën tonë të drejtë ditën e nesërme dhe të çelim me akt-protestë një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor përmbysjen e këtij regjimi anti-shqiptar. Ka si synim madhor rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë. Ndëshkimin e  hajdutëve, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë. Ka si synim madhor që vendimet për Shqipërinë të mos merren në Beograd, Ankara e askund tjetër përveç se në Tiranë nga shqiptaret. Të largojmë një person, një armik të qenies sonë kombëtare sa më parë nga pushteti. Protesta, ju e shihni, sirenat e zemërimit, urrejtjes ndaj kësaj qeverie, po ulërijnë në zemrat e të gjithë shqiptarëve. Ndaj shpreh mirënjohje për të gjithë ata që do mbushin nesër rrugët dhe sheshet e Tiranës”, tha Berisha.

Ditën e nesërme (12 nëntor) Berisha ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste “kombëtare”, të cilës i është bashkuar edhe Partia e Lirisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme