“Një formacion harqesh me autorë anglezë”, Kamerata e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, sjell një koncert tjetër në kushte pandemie

Kulturë | 6 vite më parë

Në vijim të shfaqjeve që po realizon Kamerata e Orkestrës Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, për të mbajtur gjallë jetën artistike dhe për të ardhur në një formë tjetër pranë publikut, koncerti i radhës është menduar të jetë një mbrëmje me formacion harqesh vetëm me autorë anglezë, me dy përfaqësuesit më në zë të saj, Edward Elgar dhe Benjamin Britten. “Ky është koncerti i radhës që po bëjmë me formacion harqesh, janë koncerte shumë cilësore Këtë radhë vendosë të sjellim 2 autorë anglezë nga më të njohurit, më të mirët, Edward Elgar, “Serenatën për harqe” të Elgarit dhe “Simboli i Simfonisë” të Benjamin Britten. Janë 2 vepra të konceptuara të dyja për formacione harqesh, kërkojnë shumë nivel professional.  Britteni këtë vepër ia ka kushtuar mësueses së tij të parë dhe çdo gjë është e menduar për harqe”. 
Ndryshe nga koncerti i parë, kamerata e Orkestrës Simfonike do të përbëhet kësaj radhe nga një grup tjetër instrumentistësh, me violiniste të parë Edmera Krasniqi. “Unë jam violiniste e parë në këtë koncert, është një perceptim shumë i bukur që po bëhet këto kohët e fundit që po angazhohen të gjithë instrumentistët, për të marrë një përgjegjësi siç është të luajturit spal në një formacion harqesh”
Duke qenë se prania e publikut nuk është ende e mundur, koncerti do të regjistrohet dhe do të transmetohet në një nga ditët në vijim në ekranin e RTSH1.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme