Një punonjës në Bundestag arrestohet për spiunazh në favor të Rusisë

Një qytetar gjerman u akuzua për spiunazh për llogari të Rusisë, pasi dyshohet se i kishte dhënë skica të planimetrisë së parlamentit gjerman një agjenti të shërbimeve sekrete ruse, njofton DPA.
I identifikuar nga Prokurori i Përgjithshëm gjerman vetëm si Jens F, ky person kishte punuar për një kompani që kryente vazhdimisht punime në Bundestag, selia e parlamentit gjerman, duke inspektuar pajisjet elektrike të lëvizshme, të përdorura në ndërtesë.
”Kjo i dha atij akses në skedarët e planimetrisë së dyshemesë, të cilat ai ia dërgoi një punonjësi të ambasadës ruse në Berlin i cili punonte për agjencinë ruse të shërbimit sekret ushtarake, GRU”, theksoi Prokurori i Përgjithshëm në një deklaratë.
“Në periudhën midis fundit të korrikut 2017 dhe fillimit të shtatorit 2017, i pandehuri vendosi me iniciativën e tij për të dorëzuar informacione edhe mbi pronat e Bundestagut gjerman te shërbimet sekrete ruse”, shtoi deklarata.
Jens F do të paraqitet para një gjykate speciale në Berlin për ndjekjen penale të krimeve kundër shtetit nën akuzat e veprimit si agjent i shërbimit sekret. /DPA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



