Një sulmues i ri për Xavin, Vitor Roque zbarkon në Barcelonë

E kishte bllokuar që disa muaj më parë dhe tashmë ka ardhur koha që Barcelona të mund të shijojë Vitor Roque. Spanjollët paguan 40 milionë euro në arkat e Club Athletico Paranaense për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar.
18-vjeçari ka zbarkuar pak orë më parë në Barcelonë dhe nesër do të zhvillojë stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re. Prezantimi i sulmuesit është programuar në datën 3 janar, ndërsa një ditë më pas braziliani mund të debutojë me fanellën e Barçës përballë Las Palmas.
Vitor Roque konsiderohet si një nga sulmuesit e rinj më premtues dhe do të jetë një armë më shumë në dispozicion të Xavit në repartin e avancuar. Mbetet për t’u parë nëse talenti brazilian do të përshtatet shpejt me futbollin europian, pasi kjo është eksperienca e tij e parë larg vendlindjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




