Nobeli në mjekësi. Tre shkencëtarë vlerësohen për zbulimine virusit të Hepatitit C

Amerikanët Harvey Alter dhe Charles Rice së bashku me Britanikun Michael Houghton fituan Çmimin Nobel të Mjekësisë të hënën në Stockholm, të Suedisë, për zbulimin e virusit të Hepatitit C, tha juria e Nobelit. Asambleja Nobel tha në një njoftim për shtyp të hënën se tre shkencëtarët “bënë zbulime thelbësore që çuan në identifikimin e një virusi të ri”. Akademia njoftoi se treshja kishte “dhënë një kontribut vendimtar në luftën kundër hepatitit të transmetuar nga gjaku, një problem i madh global shëndetësor që shkakton cirrozë dhe kancer të mëlçisë te njerëz të ndryshëm në të gjithë botën”. “Kjo është vonuar shumë. Hepatiti C ka shkaktuar po aq vdekje, në mos më shumë, se pandemia aktuale e koronavirusit. Ishte një problem i madh dhe kjo (punë) ishte një hap i madh përpara ”, u shpreh profesori, Gilbert Thompson. Studimet metodike të hepatitit të lidhur me transfuzionin, nga shkencëtari amerikan Alter demonstruan se një virus i panjohur ishte shkak i zakonshëm i hepatitit kronik. Houghton, një shkencëtar britanik, përdori një strategji të paprovuar për të izoluar gjenomën e virusit të ri që u quajt, Hepatiti C. Ndërkohë, Rajs, një tjetër amerikan, siguroi provat e fundit që tregojnë se virusi i hepatitit C vetëm mund të shkaktojë hepatit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



