Nobeli për Paqen, vlerësohet me çmim Programi Botëror i Ushqimit

Botë | 6 vite më parë

Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2020 ka shkuar jo për një individ, por për një organizatë. Komiteti i Nobelit në Stokholm i ka akorduar Programit Botëror të Ushqimit çmimin Nobel të Paqes. Vlerësimi për Programin e Ushqimit, me motivacionin “për përpjekjet e tij për të luftuar urinë, për kontributin për të përmirësuar kushtet për paqe në zonat në konflikt dhe për sjelljen si forcë drejtuese për të parandaluar përdorimin e urisë si armë lufte dhe konflikti”. Programi Botëror i Ushqimit është një degë e Kombeve të Bashkuara dhe organizatës më të madhe humanitare botërore që trajton çështjet e urisë dhe promovon sigurinë ushqimore. Ky program arrin të sigurojë ushqim për rreth 93 milionë persona në nevojë në 83 vende të ndryshme çdo vit. Që nga krijimi i Nobel ky është çmimi i 101 për Paqen në histori. Në të shkuarën e kanë fituar 107 persona dhe 27 organizata. Favoritë për çmimin e këtij viti ishin OBSH, Greta Thunberg, Jacinda Ardern.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme