Normat e interesit për kreditë në euro u ulën në 5.1% tremujorin e tretë të vitit

Ekonomi | 6 vite më parë
Normat e interesit për kreditë në euro kanë shënuar rënie në  tremujorine e tretë të këtij viti, pas rritjes në tremujorin e dytë, duke iu rikthyer kështu vlerave mesatare të tyre në tre vitet e fundit.
 
Banka e Shqipërisë publikoi raportin mbi aktivitetin kreditues në 3-mujorin e tretë të 2020, ku bën të ditur se, “norma mesatare e interesit për kreditë në euro të bizneseve ka shënuar rënie në tremujorin e tretë të vitit, në 5.1%, nga 5.3% që ishte në gjysmën e parë të vitit”.
 
Niveli aktual i tyre është i njëjtë me nivelin mesatar të viteve 2018 dhe 2019. Sipas madhësisë së kredisë, normat e interesit kanë shënuar luhatje të vogla për kreditë deri në 1 milion euro.
Ndërkohë, interesi për kreditë më të mëdha se 1 milion euro ka rënë sërish pas rritjes së shënuar në tremujorin e mëparshëm, duke iu afruar niveleve mesatare të tremujorit të parë të vitit dhe të vitit 2019./

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme