Numërimi i votave- PD kryeson ndjeshëm në tre qarqe në veri të vendit

Ndërsa kanë kaluar disa orë nga nisja e numërimit të votave në 12 qarqet e vendit, ku kanë ushtruar të drejtën për të zgjedhur ligjvënësit e rinj 42.16% e qytetarëve në vend, Partia Demokratike ka kryesuar ndjeshëm në tre qarqe, ndaj forcës më të madhe politike në vend, Partisë Socialiste.
Partia Demokratike ka mundur të sigurojë në Qarkun e Shkodrës 3194 vota nga numërimi i 38 Qendrave të Votimit, nga 405 QV që ka ky qark, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 2805 vota.
Në Qarkun e Kukësit, aty ku janë numëruar 33 Qendra Votimit nga 139 që janë në total, Partinë Demokratike e kanë votuar 4452 qytetarë, ndërsa votën kundrejt PS e kanë dhënë vetëm 2616 persona.
Qarku i tretë në të cilën Partia Demokratike dominon ndjeshëm ndaj socialistëve, është qarku i Lezhës, ku janë numëruar 30 Qendra Votimi nga 245 në total, e prej ku demokratët kanë mundur të sigurojnë 3366 vota, duke kryesuar me 279 vota ndaj Partisë Socialiste e cila ka marrë 3087 vota.
Të dhënat sipas KQZ:
Qarku Shkodër: Numëruar 38 QV nga 405
PD- 38.70% (3194 vota);
PS- 33.98% (2805 vota).
Qarku Kukës: Numëruar 33 QV nga 139
PD- 50.44% (4452 vota);
PS-29.64 (2616 vota).
Qarku Lezhë: Numëruar 30 QV nga 245
PD- 46.36% (3366 vota);
PS-42.51% (3087 vota).
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





