Nurellari: Serbia po tregon zmbrapsje. Perëndimi po bën presion ndaj të dyja palëve

Politikë | 3 vite më parë

Anëtar i kryesisë PDK Adri Nurellari  është i mendimit që Serbia dhe Kosova duket sikur kanë një tërheqje për të pranuar në heshtje marrëveshjet e dakordësuara.

“Lufta hibride tradicionale e Rusisë në këtë rajon dhe paqëndrueshmëria politike në Malin e Zi, Maqedoni dhe Bosnje Hercegovinë , mund të sjellin në portat e Evropës një tjetër situatë të rëndë. Prandaj kemi një  deaskalim  të dukshëm që jo vetëm Kosova por dhe Serbia po pranon në mënyrë të heshtur, disi mbrapsje për të treguar vullnetin e mirë përpara aleateve që të dy palët janë të interesuara për të zgjedhur problemin me marrëveshje”, u shpreh Nurellari.

Por sipas tij, me zgjedhjet e parakohshme në Serbi, gjerat dhe mund të komplikohen dhe të vonohen.

“Dhe viti që vjen do jetë i trazuar në Evropë dhe më gjerë për shkak të zgjedhjeve ndërkombëtare. Në një far mënyre këto që janë lokomotiva për Ballkanin nuk do e kenë vëmendjen nga Ballkani”, tha ndër të tjera anëtari i PDK-së Nurellari.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme