OBSH: Europa tani ka më shumë të vaksinuar se raste infektimi

Botë | 6 vite më parë

Në Europë, është konfirmuar se ka më shumë persona të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sesa që janë infektuar me të, deklaroi OBSH.

“Kanë kaluar 462 ditë që kur janë raportuar infeksionet e para në rajonin europian”, tha sot Drejtori Rajonal i OBSH-së në Europë, Hans Kluge.

“Që atëherë, virusi është zbuluar në 5,5 % të popullsisë së përgjithshme europiane, ndërsa 7 % janë vaksinuar plotësisht”, vlerësoi ai.

Kluge theksoi se për herë të parë në dy muaj, Europa ka regjistruar një rënie të ndjeshme të infeksioneve të reja javën e kaluar, megjithatë ai paralajmëroi se ngarkesat e rasteve mbetën ende jashtëzakonisht të larta.

Ekspertët thonë se numri i vërtetë i infeksioneve është shumë më i lartë se numri zyrtar.

Sipas Kluge, rreth 215 milionë doza vaksinash janë administruar deri më tani në rajon, kurse rreth 16 % e popullsisë ka marrë të paktën një dozë./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme