OKB: 5.3 milionë njerëz në Siri mund të kenë mbetur të pastrehë prej tërmetit

Botë | 4 vite më parë

Rreth 5.3 milionë njerëz në Siri mund të kenë mbetur të pastrehë nga tërmeti i së hënës, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët. Duke folur nga Damasku në një konferencë për shtyp në Gjenevë, përfaqësuesja e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) për Sirinë, Sivanka Dhanapala, tha se vlerësimi paraprak ishte për të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti që kishin nevojë për ndihmë strehimore në të gjithë Sirinë.

“Ky është një numër i madh dhe vjen te një popullsi që tashmë po vuan zhvendosje masive”, tha ai.

Dhanapala tha se agjencia e OKB-së është përqendruar në shpërndarjen e strehimoreve duke siguruar që qendrat kolektive të zhvendosur të kenë objekte të përshtatshme, si dhe tenda, çarçafë, batanije termike, dyshekë gjumi, veshje dimërore etj.

Duke folur për Sirinë veri-perëndimore, e cila kontrollohet pjesërisht nga forcat rebele, Dhanapala tha se marrja e ndihmës në atë zonë në veçanti ka qenë shumë e vështirë./CNN

v


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme