OKB: 9.3 miliardë dollarë të mbledhura për klimën

Fondi i Gjelbër i OKB-së për Klimën ( GCF ) ka mbledhur shumën prej 9.3 miliardë dollarë nga 25 vende për të ndihmuar vendet vulnerabël të përballen me ndryshimet klimatike.
Me rritjen e temperaturave në të gjithë globin, liderët nga e gjithë bota po përpiqen të mbledhin fonde mbështetje për veprimin ndaj klimës.
GCF u krijua si pjesë e negociatave të OKB-së për ndryshimin e klimës për të ndihmuar në kanalizimin e parave të nevojshme nga vendet e varfra për të përmbushur objektivat e tyre për reduktimin e emetimeve të karbonit, zhvillimin e burimeve më të pastra të energjisë dhe përshtatjen ndaj ngrohjes globale.
Ajo po përpiqet të mbledhë kontribute për financimin e projekteve në vendet e cenueshme nga ndryshimet klimatike në periudhën 2024-2027, duke synuar të kapërcejë 10 miliardë dollarët që mblodhi në ciklin e fundit trevjeçar.
75% e kontribuesve rritën zotimet e tyre në krahasim me raundin e mëparshëm të mbledhjes së fondeve, me Gjermaninë, Britaninë, Francën dhe Japoninë mbështetësit më të mëdhenj./ cnn.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




