Olimpiada e Tokios teston masat e sigurisë

Kontrollet e sigurisë dhe shëndetit për Lojërat Olimpike të Tokios u testuan këto ditë në kryeqytetin e Japonisë. Testet u kryen për të siguruar që masat e planifikuara për Lojërat Olimpike, janë të mjaftueshme për të siguruar shëndetin e atyre që marrin pjesë dhe sigurinë e vendit duke shmangur radhët e gjata.
Tsuyoshi Iwashita, Shefi i sigurisë për Lojërat Olimpike Tokyo 2020, siguroi se i kanë marrë të gjitha masat, duke krijuar 44 skenarë të ndryshëm, për të shmangur problemet radhët e gjata në çdo ambient publik. “Ne kemi kryer prova mbi masat e sigurisë bazuar në 44 skenarë të ndryshëm për të gjetur sa kohë duhet për secilin, në aeroport, në stadiume, në çdo objekt sportiv, ku do të ketë grumbullime masive, vizitorësh dhe sportistësh – tha ai”. “Unë besoj se këto teste na kanë lejuar të zbulojmë se çfarë lloj kontrolli duhet të vendosim për të garantuar sigurinë dhe ruajtjen e lëvizjes së lirë të njerëzve”.
E shtyrë për shkak të koronavirusit, për vitin, tjetër Olimpiada vazhdon të jetë në fokusin e shumë organizmave të Japonisë. Nga pamjet duket se janë marrë shumë masa për të ruajtur distancimin shoqëror, me vendosjen e shenjave në tokë, matjen e temperaturave, vendosja e maskave, etj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




