Onana mohon fitoren e Manchester United përballë Lyon

Futboll Bota | 1 vit më parë

Në ndeshjen mes Lyon dhe Manchester United, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH, ishin “Djajtë e Kuq” ata që humbën një mundësi të madhe. U deshën 25 minuta për të parë gafën e Onana, pasi ai lexoi gabimisht goditjen e Thiago Almada dhe bëri që skuadra e Fonseca të kalonte në avantazh 1-0. Në fund të pesë minutave të shtesës për pjesën e parë, Yoro drejton topin me kokë dhe rikthen ekuilibrin në 1-1.

Në pjesën e dytë Amorim nxori një karton fitues nga mënga e tij, ish-lojtarin e Bolonjës, Joshua Zirkzee, i cili, pas një asistimi të përsosur nga Bruno Fernandes, firmosi për 2-1.

Ndeshja dukej praktikisht e përfunduar, por një largim i gabuar nga Onana e la topin në zonën e rreptësisë, të cilin Cherki e goditi për të firmosur 2-2 në 90’+5. Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Evropës, me keqardhje për Djajtë e Kuq duke pasur parasysh natën e varfër të ish-portierit të Interit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme