Opera “Attila”, Premierë në Teatrin e Operës dhe Baletit

Kulturë | 3 vite më parë

Opera “Attila” e kompozitorit Xhuzepe Verdi vjen premierë absolute  në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Një kast artistësh shqiptarë dhe të huaj do të jenë në skenë në tragjedinë e shekullit të V të mbretit të Hunëve, Attilës, dhe rezistencën e popullit italian, është vepër për të cilën është punuar shumë shprehet drejtoresha e Teatrit të Operës dhe Baletit.

“Do të jetë një surprizë, do të jetë diçka ndryshe, është një nga operat më të panjohura të Verdit, ajo që quhet një Verdi i ri por që të ri nuk ka asgjë, është një opera e vështirë dhe e rëndë”, tha drejtoresha e Teatrit të Operës dhe Baletit.

“Atila nuk është vënë kurrë në skenë dhe e them me gojën plotë që është një premier absolute nuk është rivënie. Është një nga operat e Verdit të fillimit të tij dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha

 Vepra “Attila” që do të vijë për katër mbrëmje në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në datat 15 16 18 dhe 19 nëntor është në vijim dhe të tjerave më parë që janë shkruar nga ky kompozitor dhe janë vënë në skenën e TKOB.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme