Operacioni “Tempulli”/ Shisnin drogë përreth shkollave, arrestohen 2 persona në Burrel

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Burrel, të akuzuar për shpërndarje droge. Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se në pranga kanë rënë personi me inicialet Xh.C., 24 vjeç dhe E.K., 31 vjeç, i dënuar më parë për falsifikim monedhash, të cilët u arrestuan në vijim të operacionit “tempulli”.
Dy të rinjtë u kapën në dy vende të ndryshme të qytetit të Burrelit, ku 24-vjeçarit, iu gjet e fshehur në mjetin e tij një sasi lënde narkotike e ndarë në qese, ndërsa 31-vjeçarit, iu gjet e fshehur brenda një ndërtese të vjetër një sasi tjetër lënde narkotike, të cilën e kishte ambalazhuar në dy kavanoza qelqi.
Këta shtetas e kishin ndarë lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj, në afërsi të shkollave.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




