“Operatori i Përqendruar”, Malaj: Rritet përgjegjësia dhe shmanget korrupsioni

Ekonomi | 3 vite më parë

Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e shoqërisë aksionare e quajtur “Operatori i Blerjeve të Përqendruara”.

Kjo shoqëri do të kryejë të gjitha tenderat për blerjet, mallrat dhe punët e qeverisë qendrore. 

Për ekspertin e ekonomisë, Arben Malaj, krijimi i një shoqërie të tillë rrit përgjegjësinë e të mandatuarve dhe njëkohësit ndalon keqpërdorimin e pushtetit politik.

“Kjo e rrit përgjegjësinë tek ata që do të mandatohen për të drejtuar këtë agjensi, njëkohësit ndalon keqpërdorimin e pushtetit politik nga drejtuesit e dikastereve përkatëse mbi procedurat e përzgjedhjes së fituesve të mallrave,” shprehet profesori i ekonomisë Arben Malaj për RTSH.

Rrisku i korrupsionin për zotin Malajn mbetet, por tashmë nuk do të jetë faktor i diskursit politik.

“Nëpunësi nuk do të ketë mburojë politike dhe nuk do të duhet të miren miratime në parlament,” thotë ai.
 
Ka shumë vende që kanë agjenci të tilla. Sipas një studimi të vitit 2021 nga Banka Botërore, 80% e vendeve kanë një agjenci të centralizuar prokurimi. Sipas studimit përfitimet e një agjencie të tillë janë rritja e efikasitetit dhe kursimeve, transparencë dhe llogaridhënie e përmirësuar, rritja e standardizimit dhe menaxhimi i përmirësuar i rrezikut.

Megjithatë, këto institucione kanë edhe disa sfida që lidhen me prokurimin e centralizuar si kompleksiteti i saj pasi kërkon kohë për t’u menaxhuar.

Gazetare: Amela Koçeri

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme