Optimizëm në zonën euro për rritjen ekonomike 2021-2022

Botë | 5 vite më parë

Komisioni Europian ka rritur njdeshëm parashikimet për rritjen ekonomike 2021 dhe 2022 për zonën euro për shkak të përshpejtimit të vaksinimit dhe lehtësimit të masave kufizuese, në parashikimet e publikuara sot.

Pas një recesioni të pazakontë prej 6,6% në 2020, rritja në 19 vende që kanë miratuar monedhën unike do të arrijë sipas Brukselit në 4,3% në 2021 dhe 4,4% në 2022, nga 3,8% për këto dy vite në vlerësimet e fundit të shkurtit.

Zona e euros do të përballet me një nivel shumë të lartë borxhi për shkak të shpenzimeve të shkaktuara nga virusi, në më shumë se 100% të PBB-së së saj për 2021 dhe 2022.

“Ekonomitë e BE-së dhe zonës së euros do të përjetojnë një rimëkëmbje të fortë me rritjen e normave të vaksinimit dhe zbutjen e kufizimeve”, theksoi ekzekutivi Europian në njoftimin e tij për shtyp.

Plani europian i rimëkëmbjes do të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe do të ndryshojë vërtet të dhënat në 2022, kur ai do të sjellë investimet publike në nivelin e tyre më të lartë që prej më shumë se dhjetë vitesh”, shtoi i njëjti burim./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme